Ukrainë: Protesta kundër ligjit për gjuhën ruse

Mijëra demonstrues kanë protestuar sot afër Parlamentit të Ukrainës në kryeqytetin Kiev, pasi ligjvënësit e kanë miratuar një legjislacion, që gjuhën ruse e bënë gjuhë zyrtare në disa rajone, së bashku me gjuhën ukrainase. Raportohet se protestuesit janë përleshur me policinë.

Ky legjislacion është miratuar sot, me ç’rast 234 deputetë prej gjithesj 450, votuan për këtë ligj.

Deputetët opozitarë protestuan ashpër ndaj këtij miratimi.

Debati për këtë propozim, muajin e kaluar ka çuar në përleshje ndërmjet ligjvënësve, me ç’rast një deputet ishte pranuar në spital.

Sipas këtij legjislacioni, gjuha ukrainase do të mbetet e vetmja gjuhë zyrtare në Ukrainë, por gjuha ruse do të mund të përdorej në gjykata, spitale dhe në institucione të tjera, në rajonet me shumicë të popullatës që flet rusisht./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakKlinton: Rusia t’i tërheq forcat nga Abhazia dhe Oshetia Jugore
Artikulli vijuesSiri: Dëbohen diplomatë amerikanë dhe evropianë