Veni re! Shkijet, Rusët dhe Bjellorusët kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Forcat ajrore të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë në rajonin Krasnodar të Rusisë kanë kryer stërvitje të përbashkët ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv komandanti i forcave ajrore të Rusisë gjeneral major Vladimir Koçetkov, ka theksuar se me pjesëmarrjen e forcave ajrore të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë në bazën ushtarake Rayevskiy në rajonin Krasnodar kanë kryer një stërvitje të përbashkët të emëruar “Vëllazëria Sllave”.

Koçetkov, ka pohuar gjithashtu se stërvitja do të vazhdojë deri me 5 shtator.

Qëllimi i stërvitjes ku kanë marrë pjesë afërsisht 700 ushtarë dhe mbi 1000 mijë mjete ushtarake nga 3 shtete është kryerja e operacioneve speciale me grupet e përbashkëta të krijuara. Gjithashtu në stërvitje janë vënë në prove aftësitë për eliminimin e qendrave të organizatave të jashtëligjshme.

Sipas planit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë theksohet se Rusia në vitin 2015 duke përfshirë edhe stërvitjet e përbashkëta me vendet e tjera do të kryejë mbi 4 mijë trajnime.

Artikulli paraprakNga Roald A. HYSA: Imazhe të shtrembëruara mediatikisht dhe historikisht
Artikulli vijuesBesimtarët bëhen gati për Haxh