Ule shtypjen e gjakut me ushqime

Presioni i lartë i gjakut është faktor kryesor që shkakton hipertension e zemrës, sëmundje celebro-vaskulare, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të tjera. Një nga ndërlikimet kryesore të saj, është infarkti i miokardit, hemorragjia cerebrale, tromboza cerebrale, mosfunksionim i veshkave, e kështu me radhë.
 
Sipas statistikave, numri i pacientëve me hipertension po rritet vazhdimisht duke përfshirë grupmosha gjithnjë e më të reja.
Ka shumë mënyra për të parandaluar presionin e lartë të gjakut, mënyra më e mirë është ajo parandaluese nga përdorimi i ushqimeve.
 
Specialistët për ruajtjen e shëndetit për parandalimin e hipertensionit dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare në jetën e përditshme, i kushtojnë një rëndësi përdorimit të ushqimeve.
 
Në përgjithësi, përdorimi në sasi të mëdha i kripës, njihet si shkaku kryesor i hipertensionit. Nga studimet e bëra me grupe njerëzish, ata që përdorin me shumicë kripën në ushqime, janë më të ekspozuar ndaj hipertensionit.

Më të prekur nga hipertensioni janë banorët që kanë përqindje më të lartë të kripes në ushqime. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon një sasi ditore të përdorimit të kripës prej më pak se 6 gramë për çdo njeri të shëndetshëm.
Ndërsa ata që janë me tensionin e lartë të gjakut nuk duhet të përdorin më shumë se 3 gramë kripë në ditë.

Pacientët me diabet që nuk kanë shqetësime nga hipertensioni mund të përdorin secili më pak se 5 gramë kripë; pacientëve me diabet dhe hipertension, nuk u lejohet më shumë se 2 gramë kripë në ditë.

 
Përdorimi në sasi të vogla i kripës, mund të ndikojë në shijen e ushqimeve. Për këtë sugjerohet përdorimi i disa perimeve dhe erëzave, për të shtuar shijen, të tilla si specat jeshilë, domatet, qepët, kërpudhat, etj. Përdorimi i qepës, xhenxhefilit dhe hudhrës do të rrisë shijen e ushqimeve dhe do të shmangë përdorimin e kripës, për të shtuar shijen e ushqimeve.
 
Përveç pakësimit të kripës, duhen pakësuar edhe disa ushqime të kripura si salcë soje, mustardë, turshi, miso, gjizë e thartuar, etj. Përveç kësaj, edhe zëvendësimi i kripës me natrium të ulët në vend të kripës të zakonshme, mund të ndikojë në kontrollin e sasisë së kripës që përdorim.
 
Ne e dimë se burimi i energjisë për njeriun është ushqimi nga i cili organizmi merr karbohidratet, yndyrat dhe proteinat. Këto tre përbërës gjenden zakonisht në shumë ushqime. Në përgjithësi, 1 gram yndyrë prodhon 9 kalori, 1 gram proteinë prodhon 7 kalori, 1 gram karbohidrate prodhon 4 kalori.
 
Përbërja e ushqimit përcakton sasinë e kalorive. Drithërat dhe patatet kanë më shumë karbohidrate, kurse bimët vajdhënëse mbajnë më shumë yndyrë, mishi përmban shumë proteina dhe yndyrë se ushqimet bimore.

Duke përjashtuar sojën dhe arrat që mbajnë më shumë proteina dhe yndyrë, kurse parimet dhe frutat mbajnë më pak yndyra.

 
Kur ushqimet përmbajnë më shumë yndyrë, ato kanë më shumë kalori. Por si mund ta kontrollojmë sasinë e kalorive?
 
E para është pakësimi i përdorimit të ushqimeve me yndyrë shtazore. Së dyti, duhet pakësuar ngrënia e ushqimeve të skuqura. Gjithashtu, duhen pakësuar acidet yndyrore. Burimet kryesore të acideve yndyrore janë margarina, ëmbëlsirat e stilit perëndimor, ëmbëlsirat me çokollatë, ajka e kafesë dhe ushqimet e shpejta.
 
Rekomandohet që pacientët me hipertension, të përdorin vaj ulliri, pasi ai përmban acide yndyrore të pangopura, kryesisht acid oleik, që ndihmon për uljen e kolesterolit të gjakut, trigliceridet dhe kolesterolit LDL.
 
Studimet moderne të ushqyerit tregojnë se konsumi i rregullt i fibrave bruto mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit në gjak, të parandalojë hiperlipideminë dhe sëmundjet kardiovaskulare.
 
Këto ushqime janë: të gjitha llojet e drithërave, selino, presh, hudhër, zambak, spec jeshil, soje, oriz i egër, qepë, mustardë, mollë, dardha, rrush, kajsi, murriz, luleshtrydhe, ullinj, xinxife, gështenja, arra, kikirikë, kërpudha ushqimore, patëllxhan, leshterik, dhe alga deti. Gjithashtu përdorimi i sa më shumë perimeve dhe frutave do të ndihmojë kontrollin e tensionit të gjakut.
 
Së fundi, gjithashtu rekomandohet një metodë të thjeshtë dhe të lehtë për të bërë masazh dhe që ju mund ta provoni:
 
“Me thembrën e këmbës fërkoni në mes të gishtit të madh dhe gishtit të dytë të këmbës tjetër dhe anasjelltas. Duke fërkuar herë pas here me thembrat e këmbëve, pikat ku grumbullohet gjaku, ai do të shpërndahet dhe tensioni që mund të shkojë deri në tru do të ulet.
Artikulli paraprakDiagnoza dhe trajtimi i hernisë diskale
Artikulli vijuesMedresistet e Durrësit, çmim të parë dhe të tretë në Olimpiadën e Letërsisë