ULJA ME TËTË LLOJE TË NJERËZVE…

 

Është thënë: Atij që ulet me tetë lloje të njerëzve, Allahu i Lartësuar ia shton tëtë gjëra:

  1. Atij që ulet me të pasurit, Allahu i Lartësuar ia shton dashurinë dhe dëshirën për dynjanë.
  2. Atij që ulet me të varfrit, Allahu i Lartësuar ia shton falënderimin ndaj Tij dhe razinë (kënaqësinë) më atë që Allahu i Lartësuar e ka ndarë për të.
  3. Atij që ulet me sulltanin (mbretin), Allahu i Lartësuar ia shton kibrin (kryelartësinë), dhe ia ngurtëson zemrën.
  4. Atij që ulet me gratë, Allahu i Lartësuar ia shton xhehlin (injorancën) dhe pasionin.
  5. Atij që ulet me fëmijën, Allahu i Lartësuar ia shton argëtimin dhe  shakanë.
  6. Atij që ulet me gjynahmëdhenjtë, Allahu i Lartësuar ia shton guzimin dhe trimërinë për të bërë mëkate dhe gjynahe, dhe ia vonon teubesn (pendimin).
  7. Atij që ulet me salihinët (punëmirët), Allahu i Lartësuar ia shton dëshirën  për të kryer vepra të mira.
  8. Atij që ulet me ulematë (dijetarët), Allahu i Lartësuar ia shton ilmin (dijen) dhe ver`in (frikërespektin).

 

Shkëputur nga libri “Muhtesaru tenbihi-l-gafilin”.

Autor: Ebu el-Lejth es-Semerkandi

Përktheu: Burim Koçinaj

 

Artikulli paraprakSekreti mbi çmimet e produkteve nga Apple
Artikulli vijuesVlerësim: Google Nexus 7