UNICEF: Rreth 14 milionë fëmijë pre e dhunës në Irak dhe Siri

UNICEF-i konfirmoi të enjten se rreth 14 milionë fëmijë vuajnë nga konfliktet, që kanë shkatërruar Sirinë dhe një pjesë të Irakut, duke shprehur keqardhje që dhuna dhe vuajtjet po rrënojnë të ardhmen e tyre.
 
“Me konfliktin në Siri, që ka hyrë në vitin e pestë, situata e më shumë se 5,6 milionë fëmijëve mbetet e pashpresë”, theksoi UNICEF-i në një komunikatë të publikuar me rastin e luftës katërvjeçare në Siri.
Sipas agjencisë së OKB-së, deri në dy milionë fëmijë sirianë jetojnë në vende, ku mbërritja e ndihmave humanitare është e pamundur për shkak të dhunës, ndërsa rreth 2,6 milionë të tjerë nuk shkollohen.

“Rreth dy milionë fëmijë sirianë janë refugjatë në Liban, Turqi, Jordani dhe në vende të tjera, duke i shtuar dhe 3,6 milionë fëmijë nga komunitetet e varfëra në këto vende pritese”, sipas UNICEF.
Fondi i Emergjencës i OKB-së për Fëmijët theksoi gjithashtu se konflikti në Irak ka shkaktuar largimin e 2,8 milionë fëmijëve.

Në Siri, kriza ka filluar më 15 mars 2011 me manifestime paqësore, që u shtypën egërsisht nga regjimi i Esadit, duke çuar në një luftë civile, që ka shkaktuar më shumë se 210.000 të vdekur, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.kohaislame
Artikulli paraprakEuroja pëson rënie historike kundrejt dollarit
Artikulli vijuesSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se një projekt i tillë përputhet me politikën e mbrojtjes