"Vrasja e muslimanëve në Mianmar nuk po vërehet"

Edhe pse është një ngjarje që ka marrë pak jehonë në ditët e sotme për shkaqe që mbeten të diskutueshme e thuajse të panjohura, situata në Birmani e njohur sot si Mianmar, po bëhet shqetësuese.

The National, ka shkruar për situatën atje, duke iu referuar një kolumneje të kolumnistit Hussein Shabakshi, kolumne kjo që është botuar në edicionin e gazetës arabe “Asharq Al Awast”.
The National, në kuadër të tekstit, ka vënë edhe një nëntitull që shkruan: Vrasja e myslimanëve në Mianmar nuk po vërehet.
“Masakrat gjenocidale po ndodhin në Mianmar këto ditë, pikërisht në zemër të Azisë”, citon The National, kolumnistit Shabaksh.
Fuqitë botërore e kanë përqafuar shpejt Mianmarin për të urdhëruar reforma në sistemin structural dhe në rikërim të pasurive të këtij vendi, vazhdon shkrimi.
Por duket se këto fuqi janë shumë të ngadalëta sa i përket dënimit të qeverisë së Mianmarit, ku paligjshëm po vriten dhjetëra myslimanë që nga qershori i këtij viti, citohet të ketë shkruar Shabaksh.

Persekutimi i minoritetit myslimanë në këtë vend, ka një mbulim të dobët medial, shkruhet në artikull dhe është një histori në vete.
Sipas raporteve, rreth 25 mijë myslimanë janë vrarë nga budistët në vitin 1962./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakUniversi – i shpjeguar në Kur’an apo nga shkenca???!!!
Artikulli vijues18 Burime të Bereqetit