UNICEF: Shumica e emigrantëve janë fëmijë dhe femra

Për herë të parë numrin më të madhe të emigrantëve që kanë shkuar në Evropë, e përbëjnë femrat dhe fëmijët.

Sajti informativ Saba Today, citon një raport të UNICEF ku thuhet se femrat dhe fëmijët përbëjnë 60% të numrit të emigrantëve që kohët e fundit kanë kaluar kufijtë e Greqisë dhe Maqedonisë dhe kjo është hera e parë që numrin më të madh të emigrantëve e përbën kjo shtresë e shoqërisë.
Në fillim të krizës së refugjatëve në Evropë, numri më i madh i tyre përbëhej nga burrat mirëpo tani meshkujt përbëjnë vetëm 1/3 e emigrantëve që u drejtohen Evropës.
Sa i përket numrit të të rinjve nuk ka statistikave dhe të dhëna të sakta por thuhet se 35 mijë të rinj afganë kanë shkuar në Suedi dhe 60 mijë të rinj sirianë, irakianë dhe afganë kanë shkuar në Gjermani
Artikulli paraprakOKB pezullon bisedimet e paqes për Sirinë
Artikulli vijuesQyteti sirian i rrafshuar nga lufta (Video)