OKB pezullon bisedimet e paqes për Sirinë

Kombet e Bashkuara kanë pezulluar bisedimet e paqes për Sirinë për përfundimin e luftës civile 5-vjeçare, ka njoftuar ndërmjetësi special i organizatës.

Staffan de Mistura ka pranuar se nuk është shënuar progres por ka shtuar se negociatat nuk kanë dështuar.

Bisedimet u hapën para dy ditësh dhe do të rinisin me 25 shkurt.

Ato u ndërprenë pasi qeveria siriane bllokoi rrugën kryesore të qytetit të populluar nga rebelët Aleppo.

Përfaqësuesit e opozitës në Gjenevë veçse kanë qenë të zemëruar me negociatat të cilat kanë filluara para se të ndërpriten sulmet ajrore nga qeveria siriasne dhe Rusia.

Artikulli paraprakKastriot Myftaraj i cili tha duhet me bombardu Mekken dhe Medinën tash flet kundër Lëvizjes BESA
Artikulli vijuesUNICEF: Shumica e emigrantëve janë fëmijë dhe femra