Unioni Afrikan e kritikon SHBA’në: Njerëzit tanë i pranuat si skllavë, por tani s’po i pranoni si refugjatë

1888, South Africa --- Miners assembled around a conveyor at the mine. --- Image by © Hulton-Deutsch Collection/CORBIS

Shefi i Unionit Afrikan e ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA emigrantëve nga disa vende të botës me shumicë myslimane, duke thënë se vendimi paraqet njërën nga sfidat më të mëdha për këtë kontinent.
Përfaqësuesit e 53 shteteve anëtare të Unionit Afrikan u mblodhën për një samit dyditor, ku shefi i komisionit të tij, Nkosazana Dlamini-Zuma, tha se ky bllok ka hyrë në kohëra të turbullta, pas zgjedhjes së Trump-it president në SHBA, transmeton Kumti.com

“Çdo shtet, ku shumë njerëz tanë u dërguan si skllevër gjatë tregtisë translantike të skllavërisë, tash ka vendosur që t’ua ndalojë hyrjen në vend refugjatëve nga disa prej këtyre vendeve,” ka thënë ai.

“Çfarë të bëjmë për këtë? Kjo është vërtetë njëra nga sfidat më të mëdha të unitetit dhe solidaritetit tonë,” ka shtuar ai.

Urdhri ekzekutiv i Trump-it ua ka parandaluar udhëtimin për në SHBA njerëzve me pasaporta nga tri vende afrikane, Libia, Somalia dhe Sudani. Po ashtu, ky urdhër i ka bllokuar vizat për qytetarët nga katër shtete të Lindjes së Mesme, Siria, Iraku, Irani dhe Jemeni./

Artikulli paraprakHaxhi Shala tregon pse dha dorëheqje drejtori i AKI-së
Artikulli vijues10 metoda që ju ndihmojnë si të kurseni paratë