Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër reagon në lidhje me satirizimin e Profetit Muhamed

Deklarata e UISH dënon ashpër këtë akt të ulët të kësaj reviste, e cila duke u mbrojtur me pretekstine lirisë së shprehjes dhe mendimit synon të mbjellë islamofobinë madje edhe armiqësinë ndaj Islamit dhe muslimanëve. SARAJEVË (AA) – Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër përmes një komunikate reagon në lidhje me satirizimin e profetit Muhammed. Të cilat i konsiderojnë të papranueshme, fyese, denigrues dhe provokues për ndjenjat e besimtarëve muslimanëve në botë, transmeton Anadolu Agency. Deklarata e UISH dënon ashpër këtë akt të ulët të kësaj reviste, e cila duke u mbrojtur me pretekstin lirisë së shprehjes dhe mendimit synon të mbjellë islamofobinë madje edhe armiqësinë ndaj Islamit dhe muslimanëve. “Ne ua bëjmë me dije të gjithë qytetarëve evropianë se Islami na mësoi ta duam këtë njeri, profetin Muhammed, i cili është i dashur për ne dhe i pazëvendësueshëm. Ai është njeriu i cili luftoi për të drejtat e njeriut, luftoi diskriminimin racor, gjinor dhe etnik. Ai na mësoi lirinë e të shprehurit dhe të menduarit si dhe barazinë, na mësoi ta duam tjetrin dhe ta respektojmë bindjen dhe besimin e tij. Na mësoi t’i duam dhe t’i respektojmë të gjithë profetët tjerë të Zotit, siç janë profetët Isa dhe Musa, paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ata. Na mësoi që ta duam njeriun si krijesë e respektueshme dhe e dinjitetshme, që njerëzimi të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë dhe të bashkëjetojnë mes vete në paqe, harmoni dhe tolerancë” thuhet në dekalratën e nënshkruar nga kryetari i UISH në Zvicërr, imami Nehat Ismaili. Aty më tej u bëhet thirrje institucioneve relevante, si dhe ambasadat e shteteve arabe dhe islame, që të ushtrojnë ndikimin e tyre, për të ngritur këtë çështje në instancat më të larta të vendimmarrjes në suaza të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të sjellin “një ligj i cili ndalon fyerjen dhe abuzimin me fetë dhe librat qiellor”. Reagimi përfundon me porosinë ndaj besimtarëve muslimanë, e cila është që të ndjekin rrugën e paqes, dashurisë dhe promovimit të vlerave të Islamit, sepse kështu na mësoi profeti Muhamed, që fyerjes dhe abuzimit t’i përgjigjemi me urtësi dhe moral të lartë.

Artikulli paraprakNipi i diktatorit Enver Hoxha kapet me 100 kg kokainë
Artikulli vijuesPlagoset një police në Francë