Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër shpall javën e Solidaritetit me Shkupin

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër shpall ditën e premte, 12 gusht 2016, si: “Java e solidaritetit me vëllezërit tanë në Shkup”

Nuk ka vlerë më të madhe njerëzore që reflekton pozitivisht sikur që është ndjenja e humanizmit dhe dashuria për vëllezërit dhe bashkëkombasit tanë, kudo që të jënë, duke u dalë në ndihmë në momentet më kritike dhe më të dhimbshme. Ky akt solidariteti, pos që flet për anën njerëzore, njeherazi është vlerë patriotike kombëtare dhe fetare.

Shqiptarët e Zvicrës kanë mundësi të shumta për t’i kontribuar humanizmit dhe mirësisë, siç e kanë dëshmuar çdo herë që e ka lyp nevoja.

Duke qenë aktiv në kësi akte patriotike që i shërbejnë humanizmit dhe njerëzores, në të njëjtën kohë, plotësojmë pjesë të përgjegjësisë ndaj kombit shqiptarë dhe vlerave të larta të Islamit.

Njëkohësisht e ndihmoni Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës që, nëpëmjet grumbullimit të mjeteve materiale, të arrijë të gjitha shtresat e shoqërisë të prekura në vërshimet e ujit.

Sot fshatrat e Shkupit kanë nevojë për mbështetjen tuaj, qoftë ajo me lutje, dua, ushqim, mjete higjienike, furnizim me ujë të pijshëm, para, etj.

Duke u nisur nga kjo situatë tejet e vështirë, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ) shpall “Javën e solidaritetit me popullatën e dëmtuar të Shkupit ”.

Andaj luten të gjithë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër që deri të premten e ardhshme në mbrëmje, më 19 gusht , të kontribuojnë në zbutjen e situatës së krijuar atje. Aksionin kryesor ne do ta kemi nëpër xhamitë tona në mbarë Zvicrën pas namazit të së premtes.

Ndihmat dhe kontributet Tuaja mund t’i drejtoni te xhamia juaj më e afërt, e cila pastaj ia dorëzon UISHZ-së. Ato ju mund t’i dorëzoni edhe drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të UISHZ-së duke shënuar qëllimin e destinimit “Për Shkupin ” nën:

ZKB (Zürcher Kantonalbank)
Union der Albanischen Imame in der Schweiz
IBAN : CH03 0070 0110 0043 5711 8
SWIFT: ZKBKCHZZ80A
Postkonto: 80-151-4

E lusim Allahun Fuqiplotë që juve t’ju shpërblejë me më të mirat e Tij në të dyja botët, kurse familjeve të prekura nga Shkupi dhe rrethina u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe u dëshirojmë rikthim sa më të shpejtë në jetën e përditshme!

Kryetari i UISHZ
Nehat ef. Ismaili

uais

 

Artikulli paraprakShkupi edhe me një hafiz të ri të Kur’anit
Artikulli vijuesNë Meksikë Islami është në rritje