TIRANE-Rreth 160 mijë studentë do t’u drejtohen sot auditorëve të universiteteve në të gjithë vendin për të nisur vitin e ri akademik 2012 – 2013. Ndërkohë që, 22 262 studentë do të fillojnë këtë vit për herë të parë studimet nëpër programet ku janë shpallur fitues. Ky është edhe numri zyrtar i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për sa u përket regjistrimeve të reja, që për herë të parë këtë vit u realizuan ‘online’. Ndryshe nga vitet e tjera, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, nuk ka dhënë një mesazh urimi për studentët e rinj, ata që ulen për të disatën herë nëpër auditorët e universiteteve apo edhe për stafin akademik. Sipas përfaqësueseve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Tafaj e ka lënë mesazhin e urimit për ta bërë drejtpërdrejt nga Universiteti i Vlorës, ku do të jetë i pranishëm ditën e sotme me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Studentët e rinj
Duke qenë se për herë të parë fituesit në universitete realizuan regjistrimet e tyre përfundimtare ‘online’, dorëzimi i dokumenteve të nevojshme për të përmbyllur plotësisht regjistrimin do të bëhet duke filluar që nga dita e sotme. Ata duhet të drejtohen pranë sekretarive ku janë shpallur fitues, ndërsa do të kenë në dispozicion një javë afat. Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, fituesit duhet të dorëzojnë: Dy fotografi, fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjoftimit ose pasaportës biometrike), si dhe mandat-pagesën.
Kuotat bosh
Pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve të rinj për vitin akademik 2012 – 2013, Agjencia Kombëtare e Provimeve njoftoi se në rang vendi kanë mbetur bosh 4135 kuota të lira. Edhe pse ende nuk është bërë publike se cilat janë programet e studimit në të cilat ka ende vende të mbetura bosh, sipas rregullores ato do të shpërndahen për të gjithë të interesuarit që kanë mbetur jashtë listës së fituesve. Ata do të kenë mundësi të aplikojnë për këto vende nëpërmjet Formularit A3, i cili pritet të publikohet pas datës 15 tetor. Nëpërmjet këtij formulari do të mund të kandidojnë të gjithë maturantët, të cilët kanë mbetur jashtë listës përfundimtare, si dhe mbetësit e këtij viti shkollor, që kanë kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore në sezonin e vjeshtës. Në total kanë qenë rreth 4000 mbetës, ndërkohë që ata tashmë u janë nënshtruar provimeve të vjeshtës. Gjithashtu, AKP-ja ka përgatitur edhe listat me notat e gjithsecilit, si dhe i ka kaluar nëpër Drejtoritë Arsimore Rajonale përkatëse dhe Zyrave Arsimore, ndërsa këto të fundit i kanë përcjellë vlerësimet nëpër shkollat përkatëse.bw/kohaislame
You Might also Like
LAJM I FUNDIT: amnistohen edhe Ahmeti dhe Xhaferi!?
Edhe pse nuk u përfshinë në amnistinë e presidentit Gjorge Ivanov, kryetari i BDI-së, Ali…
By
Redaksia
0 Min Read
IOM: Afër 3 mijë refugjatë kanë humbur jetën këtë vit në Mesdhe
Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) të martën bëri të ditur se sivjet përmes Mesdheut në…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse Kavaja përbën provën e parë të krizës politike në Shqipëri
Deri më datë 4 prill kanë afat partitë të regjistrohen në zgjdhjet e pjesshme lokale;…
By
Redaksia
5 Min Read
Rreth 700 mjekë kanë ikur nga Maqedonia
Të pakënaqur me pagën që marrin dhe kushtet që ua ofron vendi i tyre, rreth…
By
Redaksia
2 Min Read
Kosova dhe Serbia pritet të rinisin takimet në Bruksel me 16 janar
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel të martën…
By
Redaksia
1 Min Read
Maqedonia me afro 200 mijë administratorë të cilët 6 orë humbin në Facebook
Administrata në Maqedoni është joefikase dhe e politizuar, një problematikë që me vite po përmendet…
By
Redaksia
2 Min Read
