UNMIK dhuron pjesën e dytë të donacionit për QKUK

Zyrtarë të Klinikës Mjekësore të UNMIK-ut, kanë dorëzuar pjesën e dytë të donacionit për QKUK, në të cilën përfshihen material mjekësor për laborator dhe pajisje mjekësore për klinikat QKUK-së.

Pranimin e donacionit e ka bërë komisioni i formuar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, përderisa paisjet do të futen në punë për nevoja të pacientëve që trajtohen në QKUK dhe në njësitë tjera përbërëse të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Në muajin dhjetor, UNMIK kishte dorëzuar pjesën e parë të donacionit në paisje, në vlerë prej 200.000 eurove.kohaislame
Artikulli paraprakMPMS nënshkruan marrëveshje me IADK për hapjen e 32 vendeve të punës
Artikulli vijuesPërsëritet konkursi për gjyqtarë të GJK-së