Rreth 25 hektarë prona të dy ndërmarrjeve deçanase, Hotelit “Iliria” dhe ndërmarrjes bletare “Apliko” ka shumë mundësi që të kalojnë në pronësi të Manastirit ortodoks të Deçanit.
Kjo bartje e patundshmërisë që i ka shqetësuar në masë të madhe deçanasit dhe jo vetëm ata, mund të ndodhë si pasojë e një procesi gjyqësorë i filluar disa vjet më parë e që nga shumëkush po konsiderohet si proces politik.
“Gjithqka rreth kësaj prone ka filluar në vitin 1993, kur ish-ndërmarrja e dhunshme ‘Slloga’ sot “Iliria” kishte vendosur që pronën që e administronte dhunshëm tia falte manastirit të Deçanit. Kjo ka vazhduar edhe në vitin 1997, kur me një tjetër vendim të këtij lloji, qeveria e Serbisë përpos kësaj kishte vendosur që edhe një pjesë tjetër të pronës së ndërmarrjes bletare “Apliko” t’ia falte po Manastirit të Deçanit. Të dyja këto vendime të asaj kohe ishin në kundërshtim me ligjet e atëhershme, e madje në kundërshtim edhe me ligjet diskriminuese të Serbisë”, ka thënë avokati Dukagjin Povataj, i cili tash e sa vjet po e përfaqëson komunën e Deçanit në një proces gjyqësorë, që aktualisht po mbahet në Dhomën e Veqantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, shkuan gazeta “Zëri”.
Ndërkohë, me një vendim të ditëve të fundit, kjo dhomë ka vendosur që yshtja në fjalë ta largojë komunën e Deçanit si palë e përfshirë, me arsyetimin se ajo pronë duke qenë pronë shoqërore, është administruar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.
Por sipas juristëve të përfshirë në këtë proces, është pikërisht kjo pika e cila është totalisht e jashtëligjshme dhe në të cilën janë shkelur në mënyrë drastike të gjitha ligjet e Kosovës, përfshirë këtu edhe Kushtetutën e vendit.
Përfaqësuesi i UNMIK-ut, që në këtë proces e përfaqëson ish-AKM-në, në vend që ti mbrojë interesat e ndërmarra në fjalë, ka vendosur të dalë kundër tyre, duke e arritur një marrëveshje me Manastirin, me të cilën e njeh të drejtën e pronësisë së këtij institucioni fetar mbi pronën kontestuese.kohaislame
You Might also Like
Gjykata e Apelit në Bruksel kthen në ri-gjykim vrasësin e Enver Hadrit
Gjykata e Apelit në Bruksel ka shfuqizuar aktgjykimin në të cilin Andrija Draskoviq u dënua…
By
Redaksia
1 Min Read
Asociacioni, zbatim i marrëveshjes apo “pazar” politik
Qeveria e Kosovës është e gatshme që të nis procesin e hartimit të statutit të…
By
Redaksia
6 Min Read
Ivanoviq parasheh verë të nxehtë në Kosovë
I ashtuquajturi sekretar për Kosovën Oliver Ivanoviq ka vlerësuar Kosovën e pret “një verë e…
By
Redaksia
2 Min Read
Policia kërkon kujdes nga drejtuesit e automjeteve
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor,…
By
Redaksia
2 Min Read
Serbia po ngadalëson çështjen e të pagjeturve
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim një delegacion të Komitetit…
By
Redaksia
3 Min Read
Ekzekutivi prin në shkeljen e të drejtave të njeriut
Rastet e shkeljeve mbi të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë, të cilat janë…
By
Redaksia
6 Min Read
