UNMIK-u ia fali Manastirit tokën e Deçanit

Rreth 25 hektarë prona të dy ndërmarrjeve deçanase, Hotelit “Iliria” dhe ndërmarrjes bletare “Apliko” ka shumë mundësi që të kalojnë në pronësi të Manastirit ortodoks të Deçanit.
Kjo bartje e patundshmërisë që i ka shqetësuar në masë të madhe deçanasit dhe jo vetëm ata, mund të ndodhë si pasojë e një procesi gjyqësorë i filluar disa vjet më parë e që nga shumëkush po konsiderohet si proces politik.
“Gjithqka rreth kësaj prone ka filluar në vitin 1993, kur ish-ndërmarrja e dhunshme ‘Slloga’ sot “Iliria” kishte vendosur që pronën që e administronte dhunshëm tia falte manastirit të Deçanit. Kjo ka vazhduar edhe në vitin 1997, kur me një tjetër vendim të këtij lloji, qeveria e Serbisë përpos kësaj kishte vendosur që edhe një pjesë tjetër të pronës së ndërmarrjes bletare “Apliko” t’ia falte po Manastirit të Deçanit. Të dyja këto vendime të asaj kohe ishin në kundërshtim me ligjet e atëhershme, e madje në kundërshtim edhe me ligjet diskriminuese të Serbisë”, ka thënë avokati Dukagjin Povataj, i cili tash e sa vjet po e përfaqëson komunën e Deçanit në një proces gjyqësorë, që aktualisht po mbahet në Dhomën e Veqantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, shkuan gazeta “Zëri”.
Ndërkohë, me një vendim të ditëve të fundit, kjo dhomë ka vendosur që yshtja në fjalë ta largojë komunën e Deçanit si palë e përfshirë, me arsyetimin se ajo pronë duke qenë pronë shoqërore, është administruar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.
Por sipas juristëve të përfshirë në këtë proces, është pikërisht kjo pika e cila është totalisht e jashtëligjshme dhe në të cilën janë shkelur në mënyrë drastike të gjitha ligjet e Kosovës, përfshirë këtu edhe Kushtetutën e vendit.
Përfaqësuesi i UNMIK-ut, që në këtë proces e përfaqëson ish-AKM-në, në vend që ti mbrojë interesat e ndërmarra në fjalë, ka vendosur të dalë kundër tyre, duke e arritur një marrëveshje me Manastirin, me të cilën e njeh të drejtën e pronësisë së këtij institucioni fetar mbi pronën kontestuese.kohaislame

Artikulli paraprakOKB: Përgatitje për dërgim eventual të paqeruajtësve në Siri
Artikulli vijuesHoxhaj: Për veriun bisedojmë vetëm me qytetarët atje