Ndërtimi i objektit të ri të Universitetit Publik të Prizrenit (UPZ) do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 150 mijë euro më shtrenjtë.
Kjo për faktin se drejtuesit e prokurimit të universitetit kanë zgjedhur kompaninë “Albes” nga Istogu, e cila ka ofertuar me çmim prej 733 mijë e 262 euro, përderisa oferta më e lirë ka qenë e kompanisë “Renelual&Puna” nga Prizreni prej 589 mijë e 570 euro, shkruan “Zëri”.
Përveç kësaj edhe 5 kompani të tjera kanë ofertuar me çmim më të lirë se kompania fituese, e cila është pronë e vëllezërve Mavraj nga Istogu.
Nuk është hera e parë që “Albes” fi ton tenderë nga universiteti që udhëhiqet nga rektori Mazllum Baraliu.
E njëjta kompani vitin e kaluar kishte fituar një tenderë tjerë në UPZ për rinovimin e objektit aktual të universitetit në vlerë prej 372 mijë euro.
Drejtuesit e UPZ-së arsyetohen se vlerësimi i ofertuesve ka qenë i drejtë dhe ka fituar kompania e përgjegjshme me çmimin më të lirë./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për regjistrimin e studentëve ne vitin e parë të studimeve
Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit…
By
Redaksia
40 Min Read
I jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë
Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka marrë vendim që të përmbyllet pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, ndërsa…
By
Redaksia
4 Min Read
130 medie botërore japin alarmin për gjendjen me ujë në Kosovë
Lajmi për tharjen e liqeneve akumuluese, Batllava dhe Badovci ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve…
By
Redaksia
1 Min Read
Zhbërja e MUP-it në veri kërkon kohë
Mbyllja e zyrës së MUP-it serb në Leposaviq është vlerësuar si sinjal që Beogradi do…
By
Redaksia
3 Min Read
TË SHUHEN STRUKTURAT PARALELE NË VERI
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, në fjalën e saj Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara…
By
Redaksia
1 Min Read
Xhamia e re në Prishtinë !?
Pas përfundimit të garës për Xhaminë Qendrore të Prishtinës me datën 15 Prill, Bashkësia Islame…
By
Redaksia
1 Min Read
