Algjeri: Vazhdon rrethimi i rrëmbyesve në uzinën e gazit

Për të katërtën ditë me radhë, forcat ne sigurisë së Algjerisë po e mbajnë të rrethuar një kapacitet gazi natyror afër kufirit të Algjerisë me Libinë, ku gjenden militantët e ndërlidhur me al-Kaidën.

Forcat qeveritare e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të kësaj uzine, por militantët ende po fshihen në ndërtesa.

Qeveria tha se 12 punëtorë të Algjerisë dhe të jashtëm, që mbaheshin peng nga militantët më 16 janar, janë vrarë gjatë operacionit të shpëtimit më 17 janar.

Mediat shtetërore algjeriane raportojnë se 18 rrëmbyes, poashtu, janë vrarë në operacion, i cili u mundësoi qindra pengjeve nga Algjeria dhe vendet e jashtme të shpëtonin.

Miliantët thonë se 35 persona të rrëmbyer janë vrarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë konfirmuar se një amerikan dhe një francez, të zënë peng, ishin vrarë.

Uashingtoni thotë se në mesin e afro 30 personave të rrëmbyer, për të cilët nuk ka informacione, gjenden edhe disa shtatas amerikanë.

Artikulli paraprakA do të ndalohet duhani në Kosovë 100%?
Artikulli vijuesPresheva e mbushur me xhandarmëri, lapidari “bie” sot ose nesër!?