Muajt e fundit, institucionet shëndetësore private janë bërë ndër klientët më të rregullt të marketingut për mediat elektronike në Shqipëri.
Është mjaft e zakonshme që, duke parë televizor, të ndeshësh në reklama të spitaleve apo klinikave private, që reklamojnë kompetencën dhe profesionalizmin e tyre në trajtimin e gjithëfarë problemeve shëndetësore.
Por, kjo fushatë reklamash duket se i kalon kufijtë e të ligjshmes. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), nëpërmjet një shkrese u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve radiotelevizivë, lidhur me transmetimin e këtyre reklamave.
KKRT-ja, duke patur parasysh njё sёrё problemesh qё rezultojnё me njё numёr tё madh operatorёsh radiotelevizivё lidhur me respektimin e dispozitave ligjore nё fushёn e reklamave, vë në dukje se në nenin 58 të ligjit nr. 8410, datё 30.091998 “Pёr radion dhe televizionin publik e privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, tё ndryshuar, pёrcaktohet se: “Ndalohen reklamat pёr barnat dhe trajtim mjekёsor, tё cilat jepen ose kryhen vetёm me recetё mjeku.”
Pёr sa mё sipёr, Kёshilli Kombёtar i Radios dhe Televizionit, u ka kёrkuar nga subjekteve ndalimin e transmetimit tё reklamave tё trajtimit mjekёsor nё institucionet e ndryshme shёndetёsore si edhe të reklamave të barnave dhe produkteve të ngjashme faramaceutike. /CIO
You Might also Like
Sëmundja misterioze që po vret fëmijët
Një sëmundje misterioze po u merr jetën dhjetra fëmijëve në Kamboxhia. Mjekët thonë se pothuajse…
By
2 Min Read
Çfarë të bëni për të parandaluar hemorroidet?
Të parandaloni hemorroidet është më lehtë se që keni menduar. Me pak ushtrime fizike, ushqim…
By
2 Min Read
Puçrra në fytyrë? Ja 12 shkaktarë
Janë të shumta shkaqet që ju shkaktojnë puçrra në fytyrë. Për fat të keq, disa…
By
5 Min Read
Heqja e gjakut (Hixhame)
A e ka përdorur ndonjëherë I Dërguari i All-llahut s.a.v.s hedhjen e kupave (hixhamin) si…
By
4 Min Read
Nga sëmundjet ngjitëse mbi 60 të vdekur brenda një viti
Nga sëmundjet ngjitëse në Kosovë, gjatë vitit 2016, sipas Entit të Statistikave janë shënuar 64…
By
3 Min Read
Shenjat e kancerit të mëlçisë
Shenjat e kancerit të mëlçisë dhe faktorët e rrezikut; Dieta ushqimore per parandalim. Mëlçia është…
By
7 Min Read
