URIME, O JU HOXHALLARË

URIME, O JU HOXHALLARË

Si duket, armiqtë e Islamit, janë bërë snajperistët që ndjekin hoxhallarët, studiojnë fjalët dhe veprat e tyre. Disa herë ata shpifin fjalë të cilat nuk i kanë thënë hoxhallarët, por s’ka dyshim se vepra e keqe i kthehet personit, ndërsa pastrohet i akuzuari.

Snajperistët, të njohur si “gazetarë” dhe “portale”, zëdhënësit e qeverive të korruptuara, organizatave masonerike, ndërsa disa të tjera edhe zëdhënës të serbëve në mes të Kosovës, kanë filluar që çdo fjalë apo vepër që e bëjnë hoxhallarët, ta marrin dhe ta propagandojnë, me arsye që të kemi kujdes nga ata.

Them me veten: Hallall ju qoftë, si keni nerva që t’i dëgjoni “armiqtë tuaj”, t’i studioni fjalët e tyre dhe të kenë vend në portalet e juaja të prishura, anti Islamike.

Kohë më parë ata dolën me propagandë kundër hoxhës nga Shkupi, Rexhep Memishi, ndërsa tani, edhe kundër hoxhës poashtu nga Shkupi, Omer Bajrami, i cili flet në një video dhe tregon qëndrimet e tij, qëndrime të cilat aspak nuk kundërshtojnë ligjin e mallkuar demokratik dhe lirinë e të shprehurit.

Është interesant se media serbofile, e quajtur Express, nuk publikoi asgjë me incestin e australianëve, që në pyetje ishin 40 fëmijë nga marrëdhëniet seksuale motër-vëlla, ndërsa nga ana tjetër, mu ai portal, na tregon se civilizimi qenka vetëm tek anglishtfolësit, vetëm ata janë të civilizuarit, por kur është në pyetje lajmet që tronditin botën, të cilat ishin në CNN dhe BBC, mu këto gazeta anti Islame, heshtin dhe nuk publikojnë asgjë.

Mediat në fjalë, hoxhallarëve që janë duke u publikuar, janë duke u kryer një shërbim i cili, po të paguhej portali, nuk do ta publikonte. Qëndrimet e hoxhallarëve janë të publikuara në faqen Youtube dhe sikur të kishin dashur të mos publikohen ato qëndrime, ata nuk do t’i publikonin në internet, por do t’i fshihnin.

Por vetë publikimi në internet, tregon se hoxhallarët qëndrojnë pas fjalëve të tyre, ndërsa publikimi i ligjëratave në faqet e armiqve të Islamit, vetëm se ua shpërndan edhe më shumë qëndrimet e tyre, saqë, hoxhallarët as që e kanë planifikuar një numër të dëgjueshmërisë aq të madh, e mos të flasim për njohjen e hoxhallarëve nga ana e injorantëve rreth fesë Islame, të cilët edhe më shumë kanë filluar të njihen në shoqëri, “falë” publikimeve të tilla, që edhe hoxhallarët nuk e kanë planifikuar një popullaritet kaq të lartë.

Them, o ju hoxhallarë: Urime. Pasha Allahun fitorja është duke ardhur, ndërsa vetë fakti që armiqtë e Islamit vrapojnë dhe studiojnë ligjëratat e juaja tregon se interesimi për Islamin është rritur, ndërsa publikimi i tyre në faqet me zero statistikë, tregon se popullaritetin e tyre e kanë të varur nga hoxhallarët, e jo nga laviret të cilat i publikojnë. Kjo edhe njëherë dëshmon se ISLAMI është në TREND dhe pa Islam, asnjë portal shqiptar nuk do të ketë statistikë dhe popullaritet që do t’i kënaqë kompanitë që reklamohen në ato vende.

Urime për reklamat gratis, urime për shpërndarjen e qëndrimeve tuaja në vende ku as juve, nuk u ka shkuar në mendje se do të publikoheni. Kjo është shenjë e fitores, sepse nga studimet shkencore tregohet se njeriu në natyrshmëri është kureshtar dhe kureshtja do t’ia mundësojë që të interesohet edhe më shumë për fenë Islame dhe për qëndrimet e hoxhallarëve.

Mos u brengosni aspak, përkundrazi, le të vazhdojnë me publikimin e videove sepse kjo ka hajrin dhe dobinë e cila është nga ana e Allahut dhe vetëm Atij i takon falënderimi.

Le të vdesin me mllefin e tyre.

@ Burhan Seferi

Artikulli paraprakPër gëzofat e modës, lepujt rripen të gjallë (pamje të rënda)
Artikulli vijuesMasakra e krishterëve shqiptarë mbi muslimanët shqiptarë