Një i djalë i ri shkoi t’i propozoj martesë një vajze. Gjatë bisedës, ajo e pyeti: “Sa pjesë të Kur’anit i ke mësuar përmendësh?” Ai u përgjigj: “Nuk kam mësuar aq shumë nga Kur’ani, por përpiqem të jem njeri i mirë? Po ti…, sa ke mësuar t’i nga Kur’ani? E pyeti djali. Ajo u përgjigj:” Unë e di xhuzin Amme.”
Kur vajza u bind me ndershmërinë e djalit, ajo pranoi të martohet me atë. Pastaj ajo kërkoi nga ai që të mësojë hifzin, por ai tha se atë duhet ta mësojnë së bashku. Ata filluan me suren Merjem, dhe vazhduan derisa e mësuan tërë Kur’anin, dhe ashtu të dy e fituan titullin hafiz. Më pas gruaja kërkoi që të fillojnë me mësimin e koleksionit të haditheve të Buhariut.
Pas një kohe, burri shkoi ta vizitoj babanë e gruas që t’ia jep lajmin se vajza e tij u bë hafize. Babai i befasuar, e futi atë në dhomën e vajzës dhe ia tregoi atij diplomat e saj, të cilat dëshmonin se ajo është hafize e Kur’anit dhe e gjashtë koleksioneve të hadithit.
SubhanAllah, kjo vajzë nuk e refuzoi të riun i cili kishte ardhur t’i propozoj martesë, edhe pse kishte kuptuar se ai posedon më pak dituri se ajo, por e pranoi propozimin duke kuptuar se ai ishte njeri i mirë dhe i sinqertë.
(Islamgjakova)