Nëse mendoni se konsumimi i bukës së zezë, biskotave me oriz apo pirja e lëngjeve të frutave, po ju ndihmon që të bëni një jetë të shëndetshme dhe një dietë të ekuilibruar, atëherë gaboheni.
Sipas ekspertëve shpesh herë ushqimet që ju përdorni për të rënë në peshë, mund të shkaktojnë të kundërtën e asaj që dëshironi.
“Nuk është e thënë se ushqimet që kanë pak kalori, janë domosdoshmërish të shëndetshme. E rëndësishme është që të merret sasia e duhur e fibrave dhe e proteinave, duke rregulluar raportet e urisë”.
Në vend të tyre, dietologët sugjerojnë që këto produkte të zëvendësohen me alternativa më të shëndetshme, ku mund të përfshihen, tërshëra, bizelet si dhe sallata.
Kështu sipas tyre Granola mund të zëvendësohet shumë mirë me tërshërën.
Lëngu i frutave dhe atyre të shtrydhura, është shumë i mirë për të nisur ditën sepse ka shumë vitamina dhe minerale, por ka gjithashtu dhe shumë sheqer. Një alternativë e mirë janë çajrat bimorë.
Buka e zezë mund të zëvendësohet shumë mirë nga ajo e thekrës, kjo sipas specialistëve, sepse asnjëherë nuk kemi sigurinë, që në të nuk janë përdorur kimikate, shkruan tvklan. Nëse përdorni misrin për të rënë nga pesha duket ta mendoni sërish këtë gjë. Studimet e fundit kanë treguar se misri, ka aftësi që të rrisë nivelin e sheqerit në gjak , duke shkaktuar rënie të nivelit të glukozës dhe kjo nuk është diçka e mirë, nëse po përpiqeni të bini nga pesha.
Në vend të tyre, sugjerohen bizelet, të cilat janë një burim fantastik i proteinave, e mund të përdoren shumë mirë edhe në sallata, apo pasta e rizoto.
Sushi mund të duket si një vakt i lehtë dhe i pasur me Omega 3, por ai shoqërohet gjithmonë me oriz dhe me salcë soje, që shtojnë kaloritë.
Në vend të sushit, provoni peshkun e zgarës, do të merrni Omega 3 që ju nevojitet dhe nuk do të keni shtesën e kalorive.
Biskotën e orizit shumë prej nesh e përdorin për të thyer urinë, duke menduar se kanë pak kalori. Ajo që duhet të dini është se ato nuk kanë asgjë të dobishme, as fibra dhe as proteina, duke ju lënë pas të njëjtën uri që kishit në fillim.
Në alternativë të tyre, mund të përdoret një zemër e shëndetshme si pak selino me pak gjalp kikiriku.