Tërnava vizitoi vendin ku ishte Xhamia e Ibrit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka qëndruar sot në Mitrovicë me ç’rast ka vizituar vendin tek Ura e Ibrit ku janë duke vazhduar punimet në lidhje me revitalizimin e kësaj ure.

Tërnava sëbashku me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, kanë vizituar vendin ku dikur ishte xhamia e Ibrit, e cila ishte djegur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë se ditë më parë,  sekretari i Përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi, kishte deklaruar se në atë vend ka qenë xhamia dhe do të bëhet xhamia. /Ditori/

Artikulli paraprakGjunjët e dhelpres
Artikulli vijuesSulm terrorist në Şırnak të Turqisë, 6 ushtarë humbin jetën