Këshilla – A jeni kureshtarë të zbuloni ushqimet të cilat klasifikohen si më të shëndetshmet për nga kaloritë e pakta që përmbajnë?! Zgjedhja e tyre do t’ju bëhet më e thjeshtë nëpërmjet artikullit të mëposhtëm
Nuk bëhet fjalë për ushqime të cilat shiten për të humbur peshë, por për ato që nëna natyrë ofron e që shpesh i harrojmë prej tundimit nga ushqimet e dëmshme për organizmin. Një ushqyerje e shëndetshme duhet të jetë parësore, në të mirë të shëndetit tuaj dhe të ambientit që ju rrethon, dhe kjo nuk nënkupton aspak heqje dorë nga shija, ashtu siç besohet rëndom në ditët e sotme! Zbuloni më poshtë disa nga ushqimet më të mira me pak kalori.
Rukola
Rukola është shumë e shijshme dhe përmban një numër të madh mineralesh dhe vitaminash. Për shembull, ju mund ta përdorni atë për të bërë një sallatë të përzierë me fruta të freskëta, arra, vaj ulliri dhe hudhra. Dy tasa me rukola përmbajnë vetëm 10 kalori.
Karotat
Karotat mund t’i shijoni në mënyra të ndryshme, qoftë edhe midis vakteve. Karotat janë më të mirat për këdo që dëshiron të dobësohet, ndërsa janë të pasura me vitaminë A dhe C, përveçse janë një burim i mirë kalciumi dhe vitaminash të grupit B. Një tas me karota të gatuara në avull, përmbajnë rreth 50 kalori.
Brokoli
Nëse gatuhen mirë, brokolit janë shumë të shijshme. Me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, ju do të mund të bëni një pjatë shumë të mirë për stomakun tuaj. Brokoli përmbajnë substanca të ndryshme ushqyese, ndërsa janë të pasur me antioksidantë. Gjithashtu, kanë një sasi të madhe fibrash, hekur, vitaminë A, C, kalium, magnez dhe kalcium. Një tas me brokoli të gatuar përmban vetëm 31 kalori.
Spinaqi
Çfarë mund të thuash për spinaqin? Ai mund të shërbehet si shoqërues pjatash ose edhe si sallatë. Spinaqi përmban hekur, kalcium dhe vitamina të ndryshme. Një tas me gjethe spinaqi të papërpunuara përmban vetëm 7 kalori, ndërsa një tas me spinaq të përgatitur në avull ka 41 kalori.
Kungujt
Për të mos u harruar janë kungujt, të cilët mund të shërbehen edhe krudo, si antipastë ose pjesë përbërëse e pjatave të ndryshme. Si alternativë mund t’i gatuani me pak vaj ulliri. Një tas me kunguj të pjekur përmban vetëm 20 kalori, përveç shumë fibrave, vitaminave dhe mineraleve.
Domatet
Domatet janë ndër ushqimet më të shëndetshme dhe më të shijshme, ndërsa janë pjesë e shumë recetave. Domatet përmbajnë shumë minerale, fibra dhe vitaminë A, C dhe B. Një domate ka 35 kalori. Disa feta domate mund t’ia shtoni panineve ose sallatave të ndryshme.
Bostani
Shalqinjtë janë shumë të mirë, të freskët dhe të ëmbël: këto veti i bëjnë ata ideal për mini-vaktet apo për zëvendësimin e ëmbëlsirave, gjatë sezonit të verës. Ai është i pasur me vitaminë A dhe C, përveçse përmban kalcium dhe shumë pak kalori: një tas me shalqi, përmban vetëm 46 kalori.
Luleshtrydhet
Edhe luleshtrydhet renditen tek ushqimet të cilat përmbajnë shumë pak kalori. Ato janë një frutë ideale për t’u konsumuar gjatë ditëve të nxehta të verës. Janë të ëmbla, të freskëta dhe të shijshme. Luleshtrydhet janë një burim i pasur vitaminash C, fibrash dhe kalciumi. Një tas luleshtrydhesh përmban 53 kalori.