Diplomati shqiptar në Stamboll, Agron Tare: Analistët injorantë, deformuan lajmet për puçin në Turqi

Agron Tare, konsulli shqiptar në Stamboll, njëherësh vëlla i Igli dhe Auron Tares, ka kritikuar ashpër disa media në Shqipëri që kanë dezinformuar dhe shtrembëruar rëndë lajmet që kanë dhënë për tentativën për grusht shteti në Turqi.

I ftuar në studion e lajmeve të News24, Tare tha se “disa analistë në Shqipëri janë komplet injorantë dhe s’ja kanë haberin fare situatës, asgjë nuk kanë parashikuar”.

Konsulli Tare, që është një diplomat karriere dhe e njeh mirë gjendjen në Turqi, ka ndarë disa informacione të klasifikuara në lidhje me ngjarjet në Turqi.

Ai tha se tentativa për grusht shteti nuk është bërë nga ushtria, por nga disa struktura brenda shtetit. Tare tha se një grup njerëzish jo me uniforma ushtarake por të veshur me të zeza. kanë shkuar tek hoteli ku gjendej Presidenti Erdogan në Marmaris dhe kanë sulmuar hotelin. madje ka të vrarë edhe nga rojet e presidentit.

Tare tha se sipas të dhënave është lëvizja Gulen ajo që ka organizuar puçin.

Diplomati shqiptar iu referua fjalimit të Ben Blushit në Parlament ku akuzoi Edi Ramën se kishte lejuar Erdogan të sulmonte lëvizjen Gylen në Tiranë, kur tha se duhen prova.

“Çfarë do të thoshte sot Ben Blushi, ja ku janë provat”, tha Tare, i cili deklaroi se reagimi i popullit turk i cili iu përgjigj menjëherë thirrjes së Erdogan tregon besimin e tij tek institucionet dhe demokracinë.

“Sulmet që i bëhen Presidentit Erdogan janë dokkra, nuk bëhet fare një analizë e asaj çka bërë dhe pse ai vazhdon të votohet”, theksoi diplomati shqiptar. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakArabë festojnë dështimin e puçit ushtarak në Turqi
Artikulli vijuesNga Bujar M. HOXHA: Ç’ka mbetur më për të provuar kundër Erdoganit?