Ushqimet që shkaktojnë plakjen e parakohshme?

Ushqimi na jep energji dhe vitalitet, ose në rastin kur zgjedhim llojin e gabuar të forcave lëvizëse të jetës, ushqimi na ngadalëson dhe na bën më të vjetër dhe të lodhur.

Kemi ndarë 5 ushqimet e tilla, te cilat i nevojiten menusë suaj, por në sasi të moderuara , që ndikimi i tyre negativ të jetë minimum.

Sheqeri i bardhe

Truri juaj ushqehet me glukozë.

Megjithatë, për dallim nga të gjitha organet tjera, ai nuk ka mundësi të ruajë rezerva –sado që fiton, çdo gjë do të shkojë në qarkullim të gjakut.

Prandaj pija e ëmbël është si injeksion glukoze për trurin tuaj.

Fitoni sulm momental, i cili zhduket menjëherë dhe truri vjen në krizë.

Ndiheni të dobët, iu dhemb koka, dhe nuk mund të perqendroheni.

Shumë studime kanë vërtetuar që konsumimi i tepruar i sheqerit shkurton jetën, dhe e quajnë “vrasës të bardhë”.

Nga të gjitha ushqimet, ai më së shumti shpejton plakjen.

Kaloni në drithëra integrale, pemë dhe perime – në karbohidratet që lirohen ngadalë – të cilat janë shumë më të pranueshme se sheqeri i rafinuar.

Eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj.

Kripa

Natriumi dhe klori – dy përbërës të kripës – janë minerale të rëndësishme që mbajnë sistemin muskulor dhe nervor.

Ajo është mëlmesë e thjeshtë e ushqimit dhe është e pranishme në ushqimet e përpunuar: perimet e konservuar, djathë, produktet e mishit të thatë dhe supa.

Nëse e përdorim në sasi të tepruara, është e dëmshme për rininë tonë sepse në sasi të mëdha shpejton plakjen.

Prandaj nuk rekomandohet të konsumohen më shumë se 3 gramë kripë në ditë.

Njesoj si sheqeri eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj.

Qumështi i lopës

Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe proteina, ai po ashtu aktivizon katër procese të plakjes – ngadalëson tretjen (shkakton fryrjen, kapsllëk ose diarre), inflamacionet (nyjat e ngurta), mosbalancim hormonal (i cili ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e estrogjenit) dhe formimin e acidit.

Duhet të bëni kujdes edhe në derivatet qumështore (kazein dhe laktozë) në bukë, ëmbëlsira, biskota, ushqimet e përpunuara të mishit dhe gjerat e njelmëta.

Filloni të pini qumësht të dhisë apo të deles sepse është më i pasur me vitamina dhe minerale dhe të konsumoni djathë feta ose mozzarela, ose qumesht bajamesh i cili eshte me i miri bote pasi ka 0 yndyre dhe shume vlera ushqyese.

Kalciumin e nevojshëm konsumojeni nga perimet me gjethe të gjelbra, frutat arrore, farat dhe drithërat.

Mishi

Proteinat nga mishi janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky ushqim aktivizon të gjithë pesë proceset e plakjes.

Është i pasur me yndyrat e ngopura dhe është shumë kalorik.

Mishi i përpunuar ka nivel të lartë të materieve kancerogjene, sepse fërgimi shkakton ndryshime në ADN-në, shfaqjen e radikaleve të lira dhe çon deri te stresi oksidativ.

Në menunë tuaj le të gjendet më shpesh peshku, i cili është burim i mirë proteinash.

Burimet tjera të dëshirueshme të proteinave janë vezët, drithërat, bimët bishtajore, fruta arrore dhe farat.

Nëse hani mish, shmangeni në variant të fërguar, si dhe proshutën, suxhukun dhe hamburgerët.

Yndyrat e këqija (yndyrnat e perpunuara)

Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrave dhe proteinave.

Nëse ajo shtresë e jashtme përbëhet nga yndyrat e mira natyrale, kjo mund t’i ndihmojë qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin.

Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrave të këqija, ai proçes është i dobësuar.

Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshirë rënien e cilesise së lëkurës, inflamacionet, alergjitë.

Ndër yndyrat më të këqija janë trans-yndyrat të cilat mund të gjenden në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë (fast-food), akullorja, dhe vajrat për skuqje.

Konsumoni yndyra nga produktet e papërpunuara, peshkun e kaltër, avokado, produktet e dhisë dhe deles, sojë, arra dhe bajame.

Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësimi.

Artikulli paraprakPërfitimet nga farat e rrushit?
Artikulli vijuesSi ta zbulojmë nëse po na gënjen dikush?