Ushtarët e OKB abuzuen seksualisht 2000 femna në Kosovë e Bosnje

Evidencat tregojnë se të ashtuquejtunit paqeruejtës kanë krye rregullisht seks me vajzat e reja. Në Bosnje dhe Kosovë, Helmetat Blu detyruen rreth 2 mijë gra në skllavërinë e seksit, – raporton portali rinf.com, në nji shkrim mbi raportin sekret të zbuluem nga AP për skandalin e dhunimeve të paqeruejtësve të OKB’s, e të publikuem para nji dite.

Ma tej, në artikull shkruhet se në Liberi janë shfrytëzue edhe vajza 12-vjeçare, derisa në Haiti ma shumë se 225 gra kanë ba seks në këmbim të ushqimit dhe barnave.

Ato merrnin edhe këpucë, celularë, laptopa e parfume, sikurse edhe parè.

Në rastet e mospagesës, disa femna ju kanë marrë bexhet ushtarëve dhe nëpërmjet rrjeteve sociale kanë kërcënue me ua zbulue identitetin, – shkruhet në artikullin, qe te plote mundeni me e lexue KETU. RROKUMTV/

Artikulli paraprakPërurohet xhamia me flamur kombëtar – Librazhd (Foto)
Artikulli vijuesS’ka zgjedhje në Drenicë!