Ushtarët izraelitë shpërndajnë me dhunë aktivistët e Baby-Shems

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një djalë 17 vjeçar…

I riu ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur kur po kthehej nga shkolla.

Palestinezi 17 vjeçar, Semir Avvad bëhet e ditur se u vra gjatë kohës që po kthehej nga shkolla në pikën e kotrollit të quajtur “Muri i ndarjes” të Budrus e cila i përket Ramallahut.

Gjatë incidentit pranë Avvadit ndodhej shoku i tij Ibrahim Ahmed, dhe bëhet e ditur se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr pa bërë ndonjë paralajmërim.

4 plumba kanë goditur të riun, një prej të cilëve ka goditur në kokë.

Nga ana tjetër, ushtarët izraelitë, kanë arrestuar 20 aktivistë të cilët po ktheheshin në çadrat e ngritura në Jerusalem si shenjë proteste ndaj politikave të Izraelit.

Dëshmitarët okularë, bënë të ditur se rreth 70 aktivistë po përpiqeshin të ktheheshin në çadrat ”Baby-sh Shems (Porta e diellit)” të boshatisura ditën e shtunë, dhe ushtarët izraelitë duke arrest 20 prej tyre kanë përdorur edhe dhunë.

Ushtarët izraelitë kanë treguar dhunë edhe për gazetarët dhe duke rrahur disa reporterë i kanë larguar ata nga vendngjarja.

Palestinezët , për të protestuar vendbanimin izraelit me rreth3 mijë banesa, ditën e premte kishin ngritur 30 çadra të quajtura ”Baby-sh Shems (Porta e diellit)”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTa përdor vajin e ullirit për flokët?
Artikulli vijuesLapidari zhvendoset në oborrin e Xhamisë?