Lapidari zhvendoset në oborrin e Xhamisë?

Përfaqësuesit e qeverisë lokale në Preshevë kanë propozuar që lapidari i UÇPMB’së të zhvendoset për 50 metra nga vendi ku është aktualisht, në oborrin e Xhamisë, merr vesh B92.

“Për ta zhvendosur lapidarin e UÇPMB’së, shqiptarët kërkojnë që të largohet lapidari i Xhandarmerisë serbe në fshatin Luçan të Bujanovcit”, ka thënë një burim për B92.
Në mesnatë ka kaluar afati të cilin ministria serbe e drejtësisë ua kishte dhënë autoriteteve në Preshevë që ta largojnë lapidarin e UÇPMB’së.
Sipas mediave serbe, qytetarët megjithatë janë të tensionuar rreth lapidarit, por edhe për shkak të numrit të madh të ekipeve mediale që janë vendosur në Preshevë, transmeton Express.
Sipas Driton Salihut, redaktor në portalin Presheva.com, situata është tensionuar pikërisht për shkak të mediave.
“Nëse deri në mesnatë, atëherë edhe kur është afati i fundit i vendosur për të hequr monumentin në Preshevë, atëherë Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike, do të paraqesin një kërkesë për procedurë penale kundër shefit të Administratës Komunale të Preshevës”, ka thënë mbrëmë ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Serbisë, Nikola Selakovic./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakUshtarët izraelitë shpërndajnë me dhunë aktivistët e Baby-Shems
Artikulli vijuesLojra spiune