Ushtria e Rusisë po kryen stërvitje gatishmërie

0
167
Në stërvitjen ushtarake të mbajtur në Rajonin Qendror Ushtarak morën pjesë afërsisht 12 mijë ushtarë, 250 avionë dhe helikopterë si dhe 700 mjete ushtarake.
 
Rusia, për të kontrolluar gatishmërinë luftarake të ushtrisë me udhëzim të presidentit Vladimir Putin po kryen stërvitje gatishmërie, raporton anadolu Agency (AA).
 
Në stërvitjen ushtarake të mbajtur në Rajonin Qendror Ushtarak morën pjesë afërsisht 12 mijë ushtarë, 250 avionë dhe helikopterë si dhe 700 mjete ushtarake. Në stërvitjen ushtarake e cila do të mbahet deri me 28 maj trupat ushtarake nën komandën e Rajonin Qendror Ushtarak do të kenë mundësinë të zbatojnë objektivat e dhëna.
 
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes është theksuar se në stërvitje do të përdoren edhe sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore. Gjithashtu theksohet se në lidhje me stërvitjen e gatishmërisë Rusia ka njoftuar edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
 
Mësohet se në stërvitjen e ditës së sotme 100 avionë kanë asgjësuar me raketa me krahë objektivat në zonën e trajnimit Pemboj në Republikës Autonome Komi.
 
Kryerja e stërvitjes së ushtrisë ruse tërheq vëmendjen pasi ajo po kryhet në një periudhë kur po zhvillohet stërvitja e mbrojtjes ajrore “The Arctic Challenge 2015” e mbajtur nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda.kohaislame