Ushtria franceze i bashkohet aksionit për kapjen e dy sulmuesve?

0
230

Gazeta britanike “The Telegraph”, ka publikuar një fotografi ku mes forcave të shumta të policisë shihet edhe një tanke. Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse në këtë operacion po merr pjesë edhe ushtria franceze, apo tanku gjendet rastësisht në këtë zonë, transmeton Express.
Ndërkohë, policia franceze ka nisur të largojë gazetarët nga kompleksi industrial, në fshatin e rrethuar nga forca të shumta në Dammartin-en-Goele. Largimi i gazetarëve po bëhet me makina shoqëruese të policisë.

Ndërkohë edhe nxënësit e shkollave të kësaj zone po mbahen të rrethuar nga policia dhe asnjë nxënës nuk lejohet të dalë edhe pse më parë u tha se ata do lejoheshin të shkonin në shtëpi.