Ushtria izraelite vazhdon me arrestimet e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Gaza

Ushtria izraelite në kudër të operacioneve që ndërmerr vazhdimisht ka arrestuar 12 persona në Bregun Perëndimor, ndërsa në Gaza ka arrestuar 6 peshkatarë me arsyetimin për shkelje të kufirit
 
Ushtria izraelite në kudër të operacioneve që ndërmerr vazhdimisht ka arrestuar 12 persona në Bregun Perëndimor, ndërsa në Gaza ka arrestuar 6 peshkatarë me arsyetimin për shkelje të kufirit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një deklaratë të publikuar në faqen në Twiter të ushtrisë izraelite theksohet se “janë arrestuar 12 persona të cilët ishin në listën e të kërkuarave me dyshimin për pjesëmarrje në ngjarje terroriste kundër forcave të sigurisë dhe civilëve në Bregun Perëndimorë”. Ndërsa radioja e ushtrisë izraelite ka njoftuar se 4 nga të arrestuarit janë anëtarë të Hamasit.
 
– Arrestimet ndaj peshkatarëve-
 
Ndërsa në anën tjetër mësohet se ushtria izraelitë në Gaza ka arrestuar 6 peshkatarë.
 
Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve në Gaza, Nizar Ajash në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se forcat detare të Izraelit kanë arrestuar 6 peshkatarë Palestinezë në perëndim të Gazës me arsyen se “kanë tejkaluar kufirin me 6 milje”. Ndërsa në lidhje me ngjarjen nga autoritetet izraelite ende nuk ka asnjë deklaratë.
 
Izraeli pas sulmit të fundit në korrik të 2014 kishte njoftuar se gama e peshkimit në bregun e Bregut Perëndimorë nga 3 milje është bërë 6 milje. Por autoritetet palestineze theksojnë se Forcat Detare të Izraelit nuk lejojnë gjuetinë e peshkatarëve dhe se herë pas here hapin zjarr ndaj anijeve.kohaislame
Artikulli paraprakNamazi rrugës kah Serbia – Hoxhë Bekir Halimi (VIDEO)
Artikulli vijuesNdëgjo si Muslimani ja shiti Jahudisë pallton e grisur – Ngjarje (VIDEO)