Pjesëtarët e ushtrisë izraelite vranë një palestinez 12-vjeçar gjatë përleshjeve që shpërthyen të martën mbrëma në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria Palestineze e Shëndetësisë njoftoi se Muhey al-Tabakh, ndërroi jetë në spital pasi u godit nga shtënat e ushtrisë izraelite në gjoks gjatë përleshjeve në qytetin al-Ram.
Sipas pretendimeve të policisë izraelite, përleshjet kanë ndodhur si pasojë e sulmit ndaj forcave të tyre në qytet. Sipas tyre, ushtria izraelite ndaj sulmeve është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe shok bomba.
Sipas autoriteteve palestineze, numri i palestinezëve të vrarë në konfliktin izraelito-palestinez që nga tetori i vitit të kaluar është rritur në 223.
Ndërkohë, autoritetet izraelite theksojnë se në periudhën e njëjtë janë vrarë 40 izraelitë.