Ushtria izraelite vret një të ri palestinez

Një i ri palestinez është vrarë sot në Bregun Perëndimor me pretendimin se me thikë ka tentuar të sulmojë ushtrinë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sulmuesi me thikë doli nga makina në hyrje të qytetit Nablus. Forcat ushtarake e ndien tentimin e tij për sulm me çka rezultoi me vdekjen e tij”, thuhet në njoftim e ushtrisë izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se bëhet fjalë për Rami Awartani (31) ndaj të cilit ushtarët izraelitë hapën zjarr në pikën e kontrollit në Huwwara.

Që nga tetori i vitit të kaluar, më shumë se 200 palestinezë u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë izraelite apo nën akuzat për sulme të dyshuara kundër Izraelit. Në përleshje të ngjashme u vranë dhe 38 izraelitë.

Artikulli paraprakSarajevë, 23 vjet më parë u gërmua tuneli që ndryshoi rrjedhën e luftës
Artikulli vijues(VIDEO) Erdoğan paralajmëron ndryshime rrënjësore në strukturat ushtarake të Turqisë