Ushtria izralite kërkon dëmshpërblim pas vrasjes së një palestinezi: na u dëmtua automjeti kur po e shtypnim!

Israeli soldiers try to arrest a Palestinian boy, as he was taking photographs during a weekly demonstration against the occupation and separation wall in the West Bank village of Al Ma'sara, November 9, 2012. The Israeli separation wall, if built as planned, would cut off the village from its agricultural lands.

Ngjan si humor, diçka që mund t’i përkasë showbiz-it si lajm, por dhembshurisht nuk është i tillë.

Ushtria izraelite i ka kërkuar dëmshpërblim prej 27 mijë dollarësh, familjes së një aktivisti palestinez të cilin e vrau afro 3 vjet më parë.

Bëhet fjalë për rastin e Abdullah Gunejmatit.

Pasi u vra, automjeti ushtarak izraelit që po kalonte mbi trupin e tij u përmbys. Dhe pikërisht për këtë arsye kërkohet dëmshpërblim, për dëmtim automjeti, siç ka sqaruar avokatja e familjes, Naile Atije.

“Ka ngelur vetëm të kërkojnë që t’i paguajmë edhe plumbat me të cilat i vrasin fëmijët tanë”, tha babai i viktimës, Ijad Gunejmat

“Në fakt, ne jemi ata që duhet të kërkojmë dëmshpërblim. Lidhur me këtë çështje, ne do t’u drejtohemi gjykatave lokale dhe ndërkombëtare”, theksoi ai.

Artikulli paraprakJa si po përgatit Rusia, konflikt në Kosovë (Dokument)
Artikulli vijuesNerënxa, agrumja shqiptare me vlera të mëdha