Ushtria turke vendos tanke pranë kufirit me Irakun dhe Sirinë

ANKARA (AA) – Forcat e armatosura turke (TSK) kanë filluar vendosjen e tankeve në Silopi, në krahinën juglindore Sirnak, në kufirin midis Turqisë, Sirisë dhe Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson AA nga burmie ushtarake, në Silop është duke vashduar dislokimi i tankeve nga rrethina e Ankarasë, ndërsa bëhet fjalë për mjete të blinduara të Brigadës së 28-të të makinerisë.

Silopi ndodhet në juglindje të Turqisë, në afërsi të kufirit me Irakun dhe Sirinë.

Ministri Isik: Dërgimi i tankeve në kufi është masë parandaluese

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Fikri Isik, deklaroi sot në Ankara se dërgimi i tankeve dhe forcimi i masave të sigurisë në kufirin turk me Irakun dhe Sirinë është masë e domosdoshme që forcat turke e ndërmarrin duke marrë parasysh zhvillimet në këtë rajon.

“Në rajon po ndodhin gjëra të rëndësishme. Brenda Turqisë po zhvillohet luftë e gjerë kundër terrorizmit, ndërsa menjëherë nga ana tjetër në kufijtë tanë po ndodhin gjëra të rëndësishme. Dërgimi i tankeve dhe artilerisë në vijën kufitare është masë që e marrim në pajtim me përgatitjet që t’i kundërpërgjigjemi kërcënimeve eventuale. Turqia duhet gjithmonë të jetë e gatshme për gjithçka, ndërsa kjo është vetëm një nga masat për këtë situatë”, tha Isik.

Artikulli paraprakNjë shoqëri e sinqertë i mbijeton edhe kohës
Artikulli vijuesIzraeli shkatërron varrezat muslimane në Jerusalemin Lindor