Uthulla përdoret për pastrim të dyshemeve, dritareve, mureve të ndotura, dezinfektim të gypave të kuzhinës, heqje të njollave dhe zhdukje të barojave të kopshtit, por edhe për pastrimin e rrobave dhe këpucëve.
Njollat në rroba – Njollat nga vera mund t’i eliminoni nga rrobat e pambukta dhe nga ato të përziera me poliester dhe pambuk, mirëpo vetëm nëse këtë e bëni në afatin prej 24 orësh. Njollën njomeni me uthull nga rrushi i bardhë dhe atë pjesë të njollosur fërkojeni me sfungjer derisa njolla të zhduket. Rrobat pastaj lajini në mënyrë të rëndomtë.
Freskojini rrobat e bebes – Nëse doni t’i eliminoni nga rrobat e bebes gjurmët e urinës, çdo pjesë të rrobave njomeni me uthull rrushi të bardhë. Pas larjes, rrobat e fëmijës do të bëhen të freskëta dhe të buta.
Larja magjike e rrobave – Rrobat do të duken më të mira nëse në një filxhan me verë rrushi të bardhë e shtoni në lavatriçe në ujin e fundit të shtrydhjes.
Batanijet e pambukta dhe të leshta ¬- Do të bëhen më të buta dhe pupëlore dhe në to nuk do të qëndrojë shkuma e sapunit nëse në ujin e fundit në lavartriçe hidhni dy filxhanë uthull nga rrushi i bardhë.
Pastrimi i këpucëve të lëkurës – Nga sasia e barabartë e ujit dhe e uthullës nga rrushi i bardhë bëjeni tretësin, dhe hidheni në ato pjesë të këpucëve ku shihen gjurmët e kripës. Me tretës njomeni një leckë dhe me të lyeni këpucët e lëkurës. Ky veprim mund të përsëritet disa herë, derisa të eliminohen gjurmët e kripës. Kripa mund t’i dëmtojë këpucët tuaja, andaj mos hezitoni gjatë, pastroni këpucët.