Në Uzbekistan dy dhomat e parlamentit, janë duke mbajtur një seancë të përbashkët, ku pritet që të shpallet presidenti i përkohshëm i vendit, pas vdekjes së liderit Karimov.
Sipas Kushtetutës së Uzbekistanit, kreu i dhomës së lartë të parlamentit, Senatit, do të marrë përgjegjësitë presidenciale, për një periudhë tre mujore, nëse presidenti i vendit vdes apo nuk është në gjendje që të ushtrojë detyrat e tij.
Kryetari i Senatit është Nigmatulla Yuldashev, i cili është në këtë post që prej janarit të vitit të kaluar.
Akoma nuk është e qartë se nëse në këtë seancë do të tregohet data se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Karimov, i cili udhëhoqi Uzbekistanin me dorë të hekurt, vdiq nga hemoragjia në tru në moshën 78 vjeçare.
Ai u varros në qytetin e tij të lindjes, në Samarkand më 3 shtator.