VAIO prezanton dy kompjuterë të rinj të serisë Z

Marka VAIO PC, e cila u bë vjet një kompani e pavarur, pasi Sony vendosi ta shesë atë tek një investues japonez, sapo ka prezantuar dy kompjuterë të rinj të serisë Z: VAIO Z dhe VAIO Z Canvas.
 
VAIO Z përmban procesorin Intel Core i7 me shpejtësi 3.1GHz, ekran 13 inç me rezolucion 2560×1440 pikselë dhe kartat grafike Iris Graphics 6100 GPU të Intel-it.
Ai vjen me 8GB/16GB RAM dhe opsionet 256/512GB të kartës SSD.
 
Sa i përket lidhjes, ky kompjuter ofron Bluetooth 4.0, HDMI, USB 3.0, si dhe mbështetjen për internet me valë. Bateria e pajisjes do të zgjasë për 15 orë përdorim.
 
Pajisja mund të operojë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë këtu formën ‘multiflip’, e cila lejon përdoruesit të zgjedhin ndërmjet një tableti, një version ku ekrani ndahet nga laptopi, dhe sigurisht modeli normal i laptopit.
 
VAIO Z kushton gati 1600 dollarë dhe mund të porositet që tani.
 
Ndërsa sa i përket laptopit të dytë, VAIO Z Canvas, ai përmban ekran 12.1 inç me rezolucion 2,560 x 1,704 pikselë, një tastierë të ndashme dhe një stilolaps digjital. Ai do të ketë 1TB hapësirë.
 
Nuk janë zbuluar më shumë detaje mbi këtë kompjuter – dihet vetëm që do të kushtojë 1800 dollarë dhe mund të hidhet në treg në maj të këtij viti.
Artikulli paraprakAfganistani nis ofensivë kundër talebanëve
Artikulli vijuesiMazing, alternativë e iTunes për të transferuar dosje nga kompjuteri në iPhone dhe anasjelltas