Trupi i djegur i Victoria Martensit është gjetur në banesën e saj në New Mexico, pasi është dhunuar, mbytur dhe copëtuar në prag të ditëlindjes së dhjetë.
Policia ka konfirmuar se asaj i është dhënë amfetaminë, e pastaj është sulmuar seksualisht, ndërsa më vonë ia kanë zënë frymën derisa është mbytur, transmeton Telegrafi.
Me të shkuar në banesën e saj, forcat e rendit e kanë gjetur vajzën e shkrumbëzuar dhe të mbështjellë me tapet në një cep të banjës.
Mësohet se ajo është droguar nga nëna saj, Michelle Martens, e cila e ka ndihmuar të dashurin Fabian Gonzales që ta dhunojë seksualisht.
Partnerët kriminelë janë ndihmuar nga një kushëri e saj, që të presin gjymtyrët dhe kokën e fëmijës, për ta djegur dhe zhdukur dëshmitë.
Por, fqinjët që kanë dyshuar për një aktivitet të pazakontë në afërsi të tyre, e kanë njoftuar Policinë, të cilët më pas e kanë thyer derën me forcë.
Mbi nënën dhe të dashurin e saj rëndon dënimi për abuzim me fëmijë dhe sulm seksual, që ka rezultuar me vdekje.
Pa dënim nuk mbetet as kushërira e cila ndihmoi në fshehjen e provave, për këtë krim mizor.