Valencia në garë për Falcaon

Skuadra e Valencias është futur në garë për shërbimet e sulmuesit kolumbian Radamel Falcao, shkruan “Mundo Deportivo” të hënën.
 
Falcao aktualisht është pjesë e Manchester Unitedit, por në fund të këtij edicioni do të largohet nga skuadra angleze. Ai te Manchesteri ishte transferuar para fillimit të këtij edicioni në formë huazimi nga Monaco, por drejtuesit e klubit anglez nuk janë të kënaqur me formën e kolumbianit.
 
Mësohet se Valencia është e gatshme të paguajë një dëmshpërblim mbi 40 milionë euro për Falcaon, i cili ka kontratë me Monacon deri në vitin 2018. Pos Valencias, interesim për sulmuesin e Përfaqësueses së Kolumbisë kanë treguar edhe Tottenham e Juventus.
Artikulli paraprakShqipëria pranon formimin e Unionit të Rinisë së Ballkanit Perëndimor
Artikulli vijuesIBNI HALDUNI