Van Dijk zbulon sekretin e Klopp

0
100

Trajneri gjerman Jurgen Klopp vazhdon të mbetet i preferuari i tifozëve të Liverpool, që e duan në të mirë e në të keqe.

Një trajner që këtë sezon po udhëheq “reds” drejt titullit kampion. Gjithsesi, cili është sekreti i trajnerit Klopp? Ai që merr përsipër të analizojë trajnerin e tij është mbrojtësi Virgil Van Dijk. Holandezi shprehet se falë transferimit te Liverpool është bërë një nga mbojtësit më të fortë aktualisht në botë.

Van Dijk mbërriti te Liverpool një vit më parë, pikërisht në merkaotn e janarit 2018, pasi u pagua 75 milionë stërlina. Një shifër rekord për një mbrojtës. “Kur mbërrita te Liverpool fola me trajnerin Klopp, që më tha: Të gjitha gjërat e mira kushtojnë. Është një menaxher që kujdeset për gjithçka. Ai mbetet një nga motivet që unë u transferova te Liverpool. Kur vjen në stërvitje të buzëqesh dhe është i kënaqur që na takon të gjithë”, thotë Van Dijk.

“Nëse bëjmë gabime është i ashpër me ne. Këtë gjë ta thotë para të gjithëve, para skuadrës. Kjo është e rëndë për një lojtar, por nga ana tjetër e pranojmë kritikën, pasi është e drejtë. Mendoj se falë punës së tij jam përmirësuar ndjeshëm. Gjatë fazës përgatitore thotë: Vrapo, vrapo, vrapo, pa u ndalur. Dhe kur mendon se është fundi, ai kërkon që të vazhdosh ende. Asokohe ishim të lodhur, por tani e kuptojmë se gjithë ai vrap na ka ndihmuar këtë sezon. Të gjithëve”, tha Van Dijk.