Vatikani ka pranuar propozimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare për emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Vatikan.
Ish-ministri i Kulturës dhe poeti Visar Zhiti nuk mundi të shkonte dot si ambasador i vendit tonë në Vatikan pasi nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani.
Emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan krijoi një debat të gjerë ku u përfshinë krerët më të lartë të politikës dhe besimit fetar.
Emërimi i Zhitit u mbështet nga kryeministri Rama, por nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani.
Zhiti do të mbajë vendin e të ngarkuarit me punë, që në mungesë të ambasadorit, është autoriteti më i lartë i përfaqësimit të Shqipërisë në Vatikan.
Ky vendim ishte i paralajmëruar nga kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i cili u shpreh në muajin shkurt se shkrimtari do të mbajë një detyrë tjetër. /Gazeta Tribuna/