Vatikani tronditet nga skandalet: Orgji homoseksualësh dhe akuza për vrasje

Vatikani sërish është bërë top lajm i medieve falë skandaleve, të cilat kanë njollosur reputacionin e anëtarëve të Kishës Katolike. Dy raste të ndara kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë.
Në rastin e parë, një prift italian u pezullua pasi u dëshmua se u përfshi në një orgji homoseksualësh. Ai të dashurit i takonte përmes internetit, transmeton Telegrafi.
 
Prifti i paidentifikuar 50-vjeçar u zbulua se kishte pasur një “bisedë me përmbajtje homoseksuale përmes Facebook” me një mashkull 32-vjeçar italian. 
 
Në këtë korrespondencë, prifti pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me burra të ndryshëm në Vatikan, përkatësisht që nga elita e Gardës zvicerane deri tek Kryepeshkopët.
 
Rasti i dytë i referohet një prift nga jugu i Italisë, i cili u akuzua për vrasjen e një famullitari.
 
Ati Ghatti Alabi, me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos, është nën hetime për vrasjen e Gero Pisgale (50), i cili u gjet i vdekur në kishën e tij.
 
Mediat italiane pohojnë se Alabi ishte në një marrëdhënie të fshehtë me Gero Pisgalen, madje kishin adoptuar edhe një fëmijë.
 
Alabi ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se është i pafajshëm./Telegrafi
Artikulli paraprakNjë mjek si ky
Artikulli vijuesAskush nuk tregon sa hektarë tokë i janë uzurpuar QKUK-së