IRAK – 8 TË VDEKUR DHE 15 TË PLAGOSUR NGA SULMET TERRORISTE

Vazhdon dhuna në Irak.

Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi u zgjua sërish me shpërthimet e bombave, të cilat shkaktuan sërish gjakderdhje në qytet.

Sulmet kishin në shënjestër një lagje të banuar kryesisht nga shiitët në veri dhe perëndim të kryeqytetit.

4 autobomba të parkuara në rrugë shpërthyen njëra pas tjetrës duke shkaktuar 8 të vdekur dhe 15 të plagosur.

Forcat e sigurisë morën masa të gjera sigurie kundër sulmeve të tjera të mundshme.

Artikulli paraprakSamsung do të vazhdojë të prodhojë ekrane LCD për Apple
Artikulli vijuesEdhe dy masakra nga regjimi në Halep dhe në Damask