Vazhdojnë dorëheqjet e liderëve të njohur të PEGIDA-s

0
180

Disa liderë të njohur të lëvizjes Patriotë Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) gjatë ditëve të kaluara dhanë dorëheqje.

PEGIDA bëri të ditur se zëdhënësja, Kathrin Oertel dha dorëheqje me pretendimin se ishte kërcënuar. Mediat gjermane raportojnë se anëtari i bordit drejtuar të lëvizjes, Thomas Tallacker është tërhequr për arsye pune. 

Gjithashtu, organizatori i PEGIDA-s, Bernd-Folker Linke ka deklaruar se ai së bashku me dy anëtarë të tjerë të lëvizjes dhanë dorëheqje. Javën e kaluar bashkë-themeluesi i PEGIDA-s, Lutz Bachmann ka dhënë  dorëheqje pasi mediat publikuan fotografinë e tij ku ai pozonte si lideri nazist Adolf Hitler. 

BBC pretendon se disa udhëheqës kanë dhënë dorëheqje për shkak të ndikimit të madh në lëvizje që kishte Bachman si dhe veprimet gjithnjë më të intensifikuara nga lëvizja si motër në Lepzig e njohur si LEGIDA.