Telegrafi gënjen lexuesit për “fetvanë e përdhunimeve”

Pak orë më parë portali Telegrafi.com lansoi një lajm në të cilin spekulohej se udhëheqësi i njohur fetar saudit, Mohammad Al-Arefe, kishte lansuar një fetva përmes së cilës u bënte thirrje kryengritësve Sirianë që të përdhunojnë femrat mbi 14 vjeç, me anë të “martesave të përkohshme disaorëshe”.

Burimi origjinal i këtij lajmi me gjasë ishte një fotografi e falsifikuar e një “cicërime” në twitter të Al-Arefe, ku shihet qartë se edhe është tejkaluar numri i karaktereve të cilin e lejon Twitter për një postim.

Ky lajm për herë të parë u lansua nëpër portale dhe face raciste perëndimore sikur JihadWatch dhe FreeRepublic, faqe të cilat shpeshherë lansojnë shpifje të tilla edhe kundër Shqiptarëve, Kosovës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së.

Duke qenë se këto faqe haptas kultivojnë supremaci të bardhë dhe fundamentalizëm të krishterë, dhe duke qenë se qysh moti njihen si burime joserioze, është për t’u befasuar se si një portal nga Kosova përkthen lajme të tyre pa i verifikuar ato.

Nuk është kjo hera e parë, kur portalet elektronike shqiptare lansojnë lajme të pavërteta ose të pa-verifikuara, me qëllim të ruajtjes së “ekskluzivitetit”. Megjithate, opinioni publik meriton të informohet profesionalisht, vetëm me të vërtetën e plotë.

Përndryshe Al-Arefe njihet si një prijës fetar islamik me shumë ndikim, i cili kundërshton ashpër diktaturën e Bashar Al-Assad në Siri, dhe i cili bën thirrje për kryengritje dhe përmbysje të kësaj diktature.kohaislame

Artikulli paraprakDinastitë më të rëndësishme në botën muslimane
Artikulli vijuesTurqi: Tablet PC për fëmijët që falin namaz