Vazhdojnë shpërthimet në vullkanin Sinabung

Teksa shtresat e hirit kanë arritur në një lartësi 3-4 kilometra si pasojë e shpërthimit në vullkan autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive në Indonezi kanë bërë të ditur se brenda 1 orë kanë ndodhur 3 shpërthime
 
Në vullkanin Sinabung i cili ndodhet në një lartësi 2 mijë e 600 metra në ishullin Sumatra në veri të Indonezisë vazhdojnë shpërthimet, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Teksa shtresat e hirit kanë arritur në një lartësi 3-4 kilometra si pasojë e shpërthimit në vullkan autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive në Indonezi kanë bërë të ditur se brenda 1 orë kanë ndodhur 3 shpërthime të fuqishme.
 
Në rajon niveli i alarmit vazhdon të jetë në nivelin më të lartë dhe 7 kilometra përreth vullkanit është shpallur gjendja e  “zonës së rrezikshme”. Mbi 10 mijë persona të cilët jetojnë në fshatrat përreth janë vendosur në zona të sigurta.
 
Hendra Achmad, një nga banorët i cili ka është detyruar të braktisë fshatin për shkak të shpërthimeve në vullkan, duke  u shprehur se jeta është shumë e vështirë përreth vullkanit ai ka pohuar se: “Nuk mund të kthehemi në fshatrat tanë. Hiri dhe tymi i dalë nga vullkani ka marrë nën ndikim 4-5 kilometra. Vetëm ditën e sotme për një orë pati 3 shpërthime”.
 
Nga vullkani Sinabung i cili u riaktivizua pas 400 vitesh, në shpërthimet e ndodhura vitin e kaluar patën humbur jetën 17 persona.
 
Në Indonezi e cila gjendet në brezin e tërmeteve dhe të vullkaneve të “Rrethit të zjarrit të Pacifikut” ndodhen 130 vullkane aktivë.kohaislame
Artikulli paraprakNënshkruhet marrëveshja gjithëpërfshirëse ku Vatikani njeh Palestinën
Artikulli vijuesObama bisedë telefonike me Presidentin rus Putin