Nënshkruhet marrëveshja gjithëpërfshirëse ku Vatikani njeh Palestinën

Marrëveshja gjithëpërfshirëse u nënshkrua në Pallatin Papal nga Sekretari i marrëdhënieve ndërqeveritare të Vatikanit Monsinjor Paul Richard Gallagher me Ministrin e Jashtëm palestinez, Rijad el-Maliki.
 
Marrëveshja gjithëpërfshirëse e cila u njoftua muajin e kaluar se do të nënshkruhej mes Vatikanit dhe shtetit të Palestinës u nënshkrua në Pallatin Papal nga Sekretari i marrëdhënieve ndërqeveritare të Vatikanit Monsinjor Paul Richard Gallagher me Ministrin e Jashtëm palestinez, Rijad el-Maliki, raporton Anadolu Agency (AA)
 
Marrëveshja e cila vjen në kuptimin se Vatikani njeh si shtet Palestinën kryesisht ka të bëjë me aktivitetet e Kishës Katolike në territoret palestineze.
 
Me dokument të parë ligjor ndërmjet Vatikanit dhe Palestinës, Vatikani ka njohur Palestinën si shtet të pavarur. Dokumenti i njohjes është në formë përfundimtare, por është e nevojshme që të nënshkruhet, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Më pare ishte përgatitur dokumenti për njohjen zyrtare të Palestinës si shtet dhe se ishte e nevojshme nënshkrimi I dokumentet nga palët. 
 
Në vitin 2012 Vatikani ka përgëzuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Palestinës si shtet-vëzhgues në Kombet e Bashkuara.kohaislame
 
 
Artikulli paraprakLëngu i mollës i mirë për tretjen
Artikulli vijuesVazhdojnë shpërthimet në vullkanin Sinabung