Pasi që Papa Françesku mori 12 refugjatë në Vatikan, në kuadër të vizitës së tij në ishullin Lesbos për të tërhequr vëmendjen në krizën e refugjatëve, mijëra refugjatë të pambrojtur dhe me nevojë për mirëmbjatje, vazhdojnë pritjet e tyre në Greqi, gjegjësishtën ëndrrën evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 200 refugjatë në mesin e të cilëve ka pleq, të sëmurë dhe njerëz me aftësi të kufizuar të cilët qëndrojnë në një hotel në Lesbos të marrë me qira nga Organizata Katolike për Ndihmë në Greqi, Caritas, një pjesë e vogël e refugjatëve presin në Greqi kërkesën për azil.
Maristella Çamatrapulu, zyrtare për komunikim e organizatës në Greqi, në deklaratën e saj për gazetarin e AA-së tha se njerëzit të cilët qëndrojnë në hotel janë zgjedhur mes atyre që janë pleq, fëmijë dhe të sëmurë që kanë nevojë për ndihmë dhe mirëmbajtje.
“Vetëm Zoti e di se kur mund të marrim një rezultat”
Tridhjetë e shtatë vjeçari Ahmet Ibrahim i cili qëndron në hotel tregon se nga qyteti Xhezire në Siri ka arritur në Turqi ku ka qëndruar rreth një muaj. Ai thotë se para 45 ditëve ka arritur në ishull.
“Nuk kemi para të qëndrojmë në hotel ose në ndonjë vend tjetër. Kufijtë janë të mbyllur dhe jemi të bllokuar këtu. Aplikuam për rizhvendosje. Jam i shqetësuar për ardhmërinë e fëmijëve të mi. Vetëm Zoti e di se kur mund të marrim një rezultat” tha ai duke theksuar se dëshiron që të shkojë tek të afërmitë e tij në Zvicër.