Helikopterë po fluturojnë mbi Shkup, u shqetësuan nga Fatime Fetai, apo nga bisedat e zjarrta?

0
229

Disa orë pas pres konferencës së Prokurorisë Speciale publike (PSP), në të cilën u njoftua se janë hapur hetime kundër ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov (kushëri i ish kryeministrit Gruevski), mbi Shkup kanë filluar të fluturojnë helikopterë të policisë. Edhe pse në polici thonë se bëhet fjalë për aktivitete rutinore, kjo është dukuri e pazakonshme, aq më tepër që sot kur nuk pati ndonjë seancë gjyqësore kundër Grupit të Kumanovës.

Lexuesit tanë me të madhe po pyesin nëse helikopterët janë shqetësuar nga pres konferenca e prokurorisë speciale, apo nga bisedat e zjarrta të përfaqësuesve të BDI-së lidhur me eurointegrimet?
Në Maqedoni nuk janë të rralla rastet kur skandalet politike, përcillen me aksione policore ose incidente ndëretnike. A do të ndodhë njësoj edhe kësaj radhe, mbetet të shohim!